Shtohen zërat për largimin e Vedat Muriqit nga Mallorca – e duan dy top klube

Shtohen zërat për largimin e Vedat Muriqit nga Mallorca – e duan dy top klube

Mallorca ka shprehur interesimin e saj për të mbajtur Vedat Muriqin, i cili ka qenë një pjesë thelbësore në ekip për dy sezonet e fundit.

Klubi ka vënë në pah rëndësinë e lojtarit dhe kontributin e tij në suksesin e skuadrës në luftën për të mbetur në La Liga, duke lënë gjithçka në duart e sulmuesit.

Në BE arrihet marrëveshje për planin 6 miliardësh për rritje ekonomike në Ballkan

Muriqi i është përgjigjur zërave për largimin e tij të mundshëm nga Mallorca me deklarata besnikërie ndaj klubit.

Reprezentuesi i Kosovës ka deklaruar se është i lumtur te Mallorca dhe se nuk do të mendojë të largohet nga skuadra nëse trajneri ose bordi nuk tregojnë ndryshe, diçka që duket se nuk do të ndodhë, kështu që e ardhmja e tij, të paktën në afat të shkurtër, duket e lidhur me klubin.

Pavarësisht deklaratave të Muriqit, janë shfaqur zëra për interesimin e klubeve të tjera, si Sevilla apo Atletico de Madrid, për nënshkrimin e lojtarit, raporton Diario OK.

Megjithatë, Muriqi e ka bërë të qartë se prioriteti i tij është të qëndrojë në Mallorca dhe se do të ishte i gatshëm të vazhdonte kontratën nëse i jepet mundësia, diçka që do të prishte planet e të dyja skuadrave për të marrë shërbimet e tij për 2024/2025. 

Related Articles