Dështon lëshimi i një rakete në Danimarkë, mbyllet hapësira ajrore dhe detare

Dështon lëshimi i një rakete në Danimarkë, mbyllet hapësira ajrore dhe detare

Danimarka ka paralajmëruar për një “dështim rakete” në bordin e një anijeje të marinës, duke shkaktuar mbylljen e hapësirës ajrore dhe korsive të transportit pranë ngushticës së Brezit të Madh.

Autoriteti Detar Danez u ka kërkuar anijeve të shmangin detin për shkak të rrezikut të “rënies së fragmenteve të raketës”. Në një deklaratë, ushtria shpjegoi se problemi me raketën ndodhi “gjatë një testi të detyrueshëm, në të cilin lëshuesi i raketës është aktivizuar dhe nuk mund të çaktivizohet”.

“Derisa të çaktivizohet sistemi, ekziston rreziku që raketa të lëshohet disa kilometra larg”, thanë Forcat Daneze.

Stërvitja detare në të cilën është pjesë testimi i raketave filloi në mars dhe pritet të përfundojë më 5 prill. Alarmi për lëshimin e gabuar të raketës ka të bëjë me një sipërfaqe prej përafërsisht katër kilometra katrorë.

Danimarka gjithashtu shkarkoi së fundmi shefin e mbrojtjes, gjeneralin Flemming Lentfer, sërish për shkak të një mosfunksionimi të sistemeve raketore, këtë herë në Detin e Kuq kundër Houthis./abcnews.al

Related Articles