Që nga e enjtja, një dentist dhe një anestezist po përballen me gjykatën rajonale të Hamburgut për dëmtim trupor me pasojë vdekjen.
Një pacient 18 vjeçar vdiq në duart e tyre gjatë trajtimit.
Rasti kishte ndodhur tetë vjet më parë, por deri tani nuk kishte pasur prova dhe raportet mjekësore kishin marrë kohë, shkruan Bild.
“Më vjen turp për këtë. Ajo ditë më ndryshoi jetën. Unë dështova si mjek dhe mora fajin si qenie njerëzore”, tha i pandehuri, Dr. Zuheir.
Derisa, kolegia e tij Dr. Bianca M. thotë se nuk e kishte pritur kurrë që trajtimi dentarë do të përfundonte në tragjedi.
“Më vjen shumë keq. Nuk mund ta imagjinoja kurrë që trajtimi dentar mund të përfundonte në një tragjedi të tillë” – deklaroi ajo.
Pas vdekjes së tij, mjekët ligjorë kishin konstatuar ndryshime në zemrën e pacientit të vdekur, derisa ekspertë të tjerë thonë se kjo mund të ketë ndodhur si pasojë e mungesës latente të oksigjenit.
Nëna e të ndjerit pritet të dëshmojë si dëshmitare në seancën e ardhshme.