Haradinaj: Përulemi para sakrificës së atyre që dhanë nga jeta e tyre për lirinë tonë

Haradinaj: Përulemi para sakrificës së atyre që dhanë nga jeta e tyre për lirinë tonë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot bashkëluftëtarët e rënë më 5 prill 1999.

Në shkrimin e tij, Haradinaj ka kujtuar gjithashtu të rënët e masakrës së Rezallës së Drenicës dhe bashkëluftëtaren Fetnete Ramosaj.

Postimi i plotë:

Betejat e Luftës Çlirimtare u shënuan me emrin dhe heroizmin e Dëshmorëve të Kombit. Sot kujtojmë një nga trimat e rrallë që kishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës, nismëtarin e lirisë, Naser Brahimaj – Bardheci. Me pushkën e tij u shënuan shumë beteja të luftës çlirimtare.

Në përvjetorin e rënies, kujtojmë po ashtu bashkëluftëtarët; Qazim Shala, Asllan Batusha dhe Arsim Rama.

Sot gjithashtu bëhen 5 vjet pa bashkëluftëtaren time, zërin e ushtrisë çlirimtare dhe të ndërgjegjes së popullit, Fetnete Ramosaj.

Kujtojmë po ashtu jetët e pafajshme që forcat e regjimit të Millosheviqit i rrëmbyen në Rrezallë të Drenicës dhe në Llovcë të Gjilanit.

Përulemi para sakrificës së atyre që dhanë nga jeta e tyre për lirinë tonë! Respekti për ta forcon themelet e lirisë dhe shtetit të Kosovës!

Lavdi!

Related Articles