Një 31-vjeçar në Pejë përfundoi dje në prangat e Policisë pasi u kap me drogë dhe armë.
Sinjali ka mësuar se i riu që u ndalua është Edison Krasniqi – i cili është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Krasniqi u kap në rrugën “Tahir Zemaj”, ku pas kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe sekuestruar një armë me municion, si dhe substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Pas përfundimit të procedurave, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin, ndërsa provat e gjetura bashkë me veturën e tij janë sekuestruar.
Lajmin e ka bërë të ditur edhe Policia Rajonale në Pejë, me ç’rast është konfirmuar se ndaj të dyshuarit është urdhëruar masa e ndalimit policor.