Në sondazhin e fundit të realizuar nga kompania UBO Consulting, Lëvizja Vetëvendosje në tre muajt e fundit ka rritje të lehtë me 49.5 për qind, PDK-ja ka rënë pak me 17.1 për qind, ndërsa LDK-ja ka rënie pak më të madhe me 16 për qind, duke u renditur si forca e tretë politike në Kosovë.
Pas publikimit të këtij sondazhi ka reaguar deputeti i Vetëvendosjes, Enver Dugolli, i cili përmes një postimi në Facebook ka thumbuar LDK-në e Lumir Abdoixhikut, duke thënë se luftën për vendin e dytë me PDK-në nuk do ta ketë të lehtë.
“UBO ju paska nxjerr punë këtyre të LDK-së sepse luftën për vend të dytë me PDK-në si duket nuk do ta kenë të lehtë.
Kuptohet, kjo qe shohim këtu është pa diasporen. Nuk po dua të flas më shumë e çka do ndodhë kur t’i shtojmë edhe diasporën…”, ka shkruar Dugolli.