Arrestohet i mituri që dëmtoi ulëset në fushen sportive të një shkolle në Lipjan

Arrestohet i mituri që dëmtoi ulëset në fushen sportive të një shkolle në Lipjan

Është  arrestuar një  person që dyshohet se bashkë me disa persona tjerë të mitur i kanë  dëmtuar ulëset në një fushë sportive në shkollën e fshatit Gadime të Lipjanit.

Arrestimi i të miturit është konfirmuar nga policia e Kosovës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i nëjjti në bashkëveprim me disa persona tjerë të dyshuar meshkuj kosovarë- të mitur, i kanë dëmtuar ulëset-plastikën në dusahën e sportit të shkoillës fillore të fshatit. I njjëit është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Për rastin pati reaguar edhe kryetaqri i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.

Videon mund ta shikoni KETU.

Related Articles