Sot u raportua në media për aksident në Pejë, ku një veturë ka goditur dy fëmijë.
Gazeta Sinjali mëson se fëmijët i përkasin moshës 8 dhe 9 vjeçe të cilat janë dërguar në Spitalin e Pejës pasi kanë pësuar lëndime trupore nga goditja e veturës.
Për rastin është ndalur për 48 orë shoferi i veturës për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.
Sinjali mëson ekskluzivisht se ai është Kujtim Miftaraj nga Klina e Epërme e Komunës së Skenderajt.
Aksidentin për “Enigmën” e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot në orën 14:45 policia ka pranuar një informatë për një aksident mes një veture dhe dy personave (fëmijë). Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor”, tha Rugova.