Abdixhiku: Triumfi ushtarak i Betejës së Koshares, kushtrim për të gjithë shqiptarët

Abdixhiku: Triumfi ushtarak i Betejës së Koshares, kushtrim për të gjithë shqiptarët

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kujtuar Betejën e Koshares në  25 vjetorin e saj.

Ai ka thënë se 25 vite më parë djemtë dhe vajzat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nisën betejën e thyerjes së kufirit shqiptar, e me këtë akt, ata nisën dhe një ndër përballjet më të lavdishme shqiptare të shekullit të XX-të.

“Akti i tyre i trimërisë, më tepër se simbolikë e thyerjes së një muri pushtimi, ishte frymëzim për rrugëtimin tonë drejt lirisë. Familjarët e Francesco Giuseppe Bider patëm nderin t’i takojmë sot pran varit të tij. Me mburrje, i vëllai, na tregoi dhe kapelën ushtarake të gjyshit e babait të tij; që qëndronte pranë një plisi shqiptar – si trashëgimi familjare. Francesko ishte vullnetar në Koshare. Ai ra, për lirinë tonë e breznive që vijnë!”

“Kosharja, të rënët, kjo lavdi e kjo sakrificë, është shenjë e vazhdueshme rikujtimi se çdo ditë e jona sot, është detyrim shërbimi ndaj atdheut tonë të shenjtë – Kosovës”, ka thënë Abdixhiku. 

Related Articles