Hapet pas 102 vjetësh xhamia në Selanik

Hapet pas 102 vjetësh xhamia në Selanik

Xhamia Yeni, në Selanik të Greqisë është rihapur pas 102 vjetësh.

Kjo ndodhi pikërisht në ditën kur besimtarët myslimanë po e festojnë Fitër Bajramin, pas muajit të madhërishëm të Ramazanit.

Autoritetet atje ua mundësuan atye që të falin namazin, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Një numër i madh i besimtarëve mbërritën në orët e para të mëngjesit, nën masat e sigurisë të policisë greke.

Vendimi është marrë nga Sekretariati i Përgjithshëm i Feve dhe imami. i zgjedhur nga shteti grek.

Falja e namazit u krye nga egjiptiani Taha Abdelgalil, i cili është shtetas grek dhe anëtar i komitetit fetar të xhamisë islame në Athinë.

Më herët xhamia ishte përdorur si hapësirë ​​ekspozite e Galerisë së Arteve komunale.

Related Articles