Juristja e medias, Flutura Kusari ka shkuar sot për vizitë në familjen e Liridona Ademajt, e cila u vra në nëntor të vitit të kaluar.
Në Facebook, ajo ka publikuar me nënën e Liridonës dhe vëllain e saj.
“Nana e saj m’tha sot: ende spo me besohet qe nuk e kam ma, pres qe m’thirre ne telefon… kanihere m’doket qe eshte ne Suedi..”, ka shkruar mes tjerash Kusari në Facebook.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Bajrami i pare pa Liridona Ademajn, grua, vajze, nene, e vrare brutalisht.
Nana e saj m’tha sot: ende spo me besohet qe nuk e kam ma, pres qe m’thirre ne telefon… kanihere m’doket qe eshte ne Suedi…
Vetem drejtesia e shpejte, pa gabime, profesionale dhe pa nderhyrje mund t’ia lehtesoje dhimbjen familjes se Liridones.
Leonardi vazhdon me qene shembull i nje djali te ri 24 vjecar dhe shembull se si nje tragjedi kaq te rende e ka perballu me dinjitet dhe maturi te jashtezkonshme.
Drejtesi per Liridona Ademaj