Gjashtë të lënduar nga një aksident trafiku në Klinë

Gjashtë të lënduar nga një aksident trafiku në Klinë

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Klinavc të Klinës, rreth orës 14:50.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova tha se në aksident janë të përfshira dy vetura.

“Personat e lënduar janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal në Pejë. Rasti po hetohet nga hetuesit e Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor DRP Pejë”, tha Rugova.

Related Articles