Një automjet digjet në autostradë afër Suharekës

Një automjet digjet në autostradë afër Suharekës

Një automjet është djegur në autostradën “Ibrahim Rugova” mes Suharekës dhe Prizrenit.

Djegien e automjetit e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në një njoftim për media.

“Pas orës 15:00, një veturë është përfshirë nga zjarri. Rasti ka ndodhur në kilometrin e tretë Suharekë – Prizren. Nuk ka të lënduar. Dyshohet se kjo ka ndodhur si pasojë e një defekti teknik”, ka njoftuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi. 

Related Articles