Burri në Fushë Kosovë e rrah gruan me rrip ditën e Bajramit, i dehur e ndoqi nëpër oborrin e shtëpisë

Burri në Fushë Kosovë e rrah gruan me rrip ditën e Bajramit, i dehur e ndoqi nëpër oborrin e shtëpisë

Me dhunë nga bashkëshorti i saj është përballur një grua nga Fushë Kosova, mëngjesin e sotëm.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se ka qenë viktima ajo e cila ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku raportoi se burri i saj e ka ndjekur në oborrin e shtëpisë e më pas e ka rrahur me rrip. 

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, por nuk është intervistuar pasi ka qenë i dehur. 

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i njëjti është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij kanë nisur hetimet për veprën ‘Dhunë në familje’’.

Related Articles