Maqedonci: Rezoluta në OKB duhet të votohet edhe për gjenocidin që e kanë kryer serbët në Kosovë

Maqedonci: Rezoluta në OKB duhet të votohet edhe për gjenocidin që e kanë kryer serbët në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në një intervistë së fundmi ka thënë se rezoluta në OKB duhet të votohet për gjenocidin që e kanë kryer serbët në Kosovë.

Krimet serbe gjatë luftërave në Ballkan do të diskutohen sërish në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

“Vuçiç dhe politika serbe me vite të tëra janë krah Rusisë dhe njëkohësisht proklamojë se janë të interesuar për integrimin në BE, në vetvete Serbia vazhdon të jetë autokratike dhe vazhdon lidhjet me federatën ruse, në të njëjtën kohë pretendon se synon BE. Vuçiç krahas zhvillimeve të luftës Rusi- Ukrainë, pret një rezultat për të marrë qartë anë.

Nuk përjashtohet asgjë (sulm) derisa në kushtetutën e republikës së Serbisë, Kosova mbetet pjesë e saj, derisa nuk e njeh si shtet të pavarur, nuk përjashtohet mundësia e një sulmi kur Vuçiç ta shoh të favorshme. Rezoluta në OKB duhet të votohet jo vetëm për faktin e gjenocidit që është zhvilluar në Bosnjë, por se serbët kanë zhvilluar gjenocid edhe në Kosovë, ku janë mijëra civilë të vrarë vetëm ose kanë pasur një përkatësi tjetër etnike nga ajo e serbëve”, tha Maqedonci në EuronewsAlbania.

Më 17 prill në një takim të mbyllur në OKB do të merret në shqyrtim një projekt rezolutë që shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Kujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë.

Related Articles