Aleanca për Teatrin dhe Rithemelimi kanë nisur protestën e dytë përpara Bashkisë së Tiranës, në lidhje me arrestimin e disa prej drejtorëve të këtij institucioni.
Sipas protestuesve, edhe Erion Veliaj është i përfshirë në dosjen “5D” dhe duhet të largohet nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës.
Policia ka marrë masa për mbarëvajtjen e tubimit, me masa të shtuara duke pasur parasysh që po vijon seanca në Kuvend dhe afërsinë që dy godinat kanë me njëra-tjetrën. Gjithsesi, kaosi nuk është shmangur dot, pasi protestuesit kanë hedhur molotov drejt godinës dhe janë përplasur me forcat e rendit.
Si pasojë e kësaj situate, janë angazhuar edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.
Pjesë e protestës është edhe Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha.