Pasi presidenti francez Emmanuel Macron priti në një vizitë në Paris presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, Franca në Beograd dërgoi edhe emisarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor, René Trokaz.
Trokaz është takuar sot me ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ndërsa është paralajmëruar edhe një takim me Vuçiqin për nesër në mëngjes, raporton Danas.
Në deklaratën e Ministrisë serbe të Punëve të Jashtme thuhet se emisari francez ka folur me Daçiqin për dialogun Kosovë-Serbi, si dhe për çështjet aktuale rajonale në nivel shumëpalësh
MPJ serbe ka thënë se ata theksuan gjithashtu “rëndësinë e bisedimeve” që pati Macron me Vuçiqin në Francë.