Si pagesa elektronike, preferohen më shumë se ato me para fizike.
Por, për secilën shumë të paguar nga konsumatorët me kartelë bankare në bizneset kosovare, 3 për qind e asaj shume u ndalet nga bankat operatoreve.
Dhoma e Tregtisë dhe e Industrisë po kërkon heqjen e kësaj takse. Barra e kompanive vendore po thuhet se rëndohet sa më e madhe të jetë shuma e transaksionit.
Edhe Mejdi Bektashi si ekonomist, po vlerëson se kjo tarifë është e panevojshme bazuar në fitimin e bankave komerciale në Kosovë viteve të fundit.
Nga Banka Qendrore, si rregullator i tregut bankar në Kosovë, nuk kanë treguar nëse po punohet në këtë drejtim përveç që janë të përkushtuar të nxisin konkurrencën dhe të rishikojnë kornizën rregullative që mbështet modernizimin e sistemit të pagesave e shërbimeve financiare cilësore me kosto të përballueshme.