Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Një person i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës është arrestuar në Kaçanik.

Ai ishte kërkuar për veprën penale “lëndim i lehtë trupror” si dhe “kanosje”.

Përmes një komunikate për media, Policia e Kosovës ka njoftuar se personi i kërkuar me inicialet K.B, i moshës 36 vjeçare, është arrestuar të premten.

“Ai ishte i kërkuar me urdhëresë të  Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale:  ‘‘Lëndim i lehtë trupor, Detyrim në tentative dhe Kansoje”  me dënim burgimi prej tetëmbëdhjetë (18) muajve dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit” – njofton Policia.

Related Articles