Sipas The Times of Israel, Irani dyshohet se ka nisur një flotë të dytë dronësh drejt Izraelit.
Më herët, zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, kundëradmirali Daniel Hagari e konfirmoi zyrtarisht fillimin e sulmit ndaj Izraelit.
“Pak kohë më parë, Irani nisi mjete ajror pa pilot nga territori i tij drejt territorit të shtetit të Izraelit”, thuhet në deklaratën e tij.
Dronët pritet të fluturojnë për disa orë përpara se të mbërrijnë në Izrael. Megjithatë, ekziston frika dhe spekulimet se ky sulm mund të kombinohet edhe me raketa, përveç dronëve.