Zëdhënës i Komisionit Qendror Zgjedhor, Vlamir Elezi, ka thënë se sot deri në ora 18:00 është afati i fundit për aplikim për akreditim të vëzhguesve për procesin e votimit më 21 prill.
Ai për Klankosova.tv ka deklaruar se nuk do të ketë shtyrje të këtij afati.
“Pasi konsiderojmë se afati 15 ditor ka qenë i mjaftueshëm për aplikim. Vetëm vëzhguesit e akredituar nga KQZ mund ta vëzhgojnë këtë proces votimi”, ka thënë Elezi.