Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur për disa propozime që kanë dalë nga takimi i saj që e pati me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, drejtorin e Policisë së Kosovës, Gazment Hoxha, dhe krerët e institucioneve të sistemi të drejtësisë.
Ajo, në një konferencë për media, ka deklaruar dhe ka kërkuar që të ashpërsohen dënimet kur shqiptohen ndaj personave që janë të dyshuar për dhunë në familje.
“Urgjentisht të bëhet nënshkrimi i kontratës për mbikëqyrjen elektronike, të bëhet po ashtu vlerësim i saktë i rrezikshmërisë në secilin rast. Të ashpërsohen dënimet për armëmbajtje pa leje, të analizohet se si po bëhet pajisja me armë të ftohta, prokuroria të hapë pozita për mbrojtës të viktimave në mënyrë urgjente, është shumë i vogël në raport më 200 raste të dhunës në familje që raportohen”.
“Të adresohet secili lëshim që lidhet me lëshimin në procedura të rregullta të dhunuesve edhe të lëshohet udhëzues detyrues nga Prokurori i Shtetit për të gjithë prokurorët që trajtojnë rastet e dhunës në familje që kur ka dyshime për dhunë në familje të mos ketë vendime për lëshim në procedurë të rregullt sepse shteti dhunuesin po e shndërron në vrasës, kur dhunuesi e sheh se po ledhatohet nga sistemi sigurisht që do ta përsëris veprën penale”.
“E rëndësishme të avancohet politika ndëshkimore në asnjë prej rasteve të dhunë në familje nuk është shqiptuar dënimi maksimal, në nenin 248 thuhet se dënimi jepet më gjobë dhe burgim, kemi shumë raste kur dënimet janë nën minimumi që e parasheh kodi penal”, ka thënë Haxhiu.