Benjamin Netanyahu dhe udhëheqja izraelite janë të vetmit përgjegjës për përshkallëzimin e tensioneve të fundit në Lindjen e Mesme, ka thënë Turqia.
Presidenti turk, Tajip Erdogan, tha se Izraeli “po përpiqet të provokojë një konflikt rajonal dhe sulmi i tij ndaj ambasadës së Iranit në Damask ishte pika e fundit”, raporton SKynews,.
Irani tha se sulmi i tij ndaj Izraelit në fundjavë ishte në hakmarrje për një sulm të dyshuar izraelit në konsullatën iraniane.
Erdogani tha në një konferencë shtypi se konfliktet e reja rajonale ishin të mundshme ndërkohë që “mizoria dhe gjenocidi” në Gaza vazhdonin.
Ai u bëri thirrje të gjitha palëve që të veprojnë me arsye të shëndoshë.
Presidenti turk kritikoi gjithashtu Perëndimin për dënimin e sulmit të Iranit, por jo sulmin izraelit në konsullatën e Iranit.