Prej disa ditësh tashmë, jeta personale e Egla Cenos, nisur nga një deklaratë e vetë aktores në shtëpinë e “BBVIP”, është bërë “qendër” e lajmeve rozë, teksa aludohet se ajo ka qenë e martuar me një djalë italian (ose është ende ende), por mund të ketë një lidhje aktuale me një tjetër djalë, këtë herë shqiptar.
Por ndërsa këtë të fundit nuk e dimë, edhe pse Egla ka thënë se e ka një “dashuri jashtë”, martesa e saj në Itali është vërtetuar se ka qenë reale, të paktën deri disa vite më parë, por gjithsesi duket se kjo ka qenë vetëm një “martesë për letra”. Këtë e ka thënë vëllai i Eglës sot, Beso, i ftuar në “Shqipëria Live”, ndërsa biseda në program me të është bërë si më poshtë:
“Beso: (Egla) Nuk është e martuar, për të fituar letrat në Itali ka qenë në martesë fiktive nuk jam shumë i sigurt po nuk është e martuar, një mik i ngushtë është ofruar ta ndihmojë unë e di që motrën e kam të pamartuar nuk e di si figuron në gjendje civile po e di që nuk është e martuar…
Erjona: Paloma ish-banorja ka thënë se është e martuar me një italian me emrin Françesko.
Beso: Po është e saktë më kujtohet është një mik i ngushtë në fillimet e saj kur ka filluar letrat … me sinqeritetin më të madh do ishte injorancë e madhe që vëllai nuk do dinte diçka… jemi njerëz të lirë të themi çfarë duam…”
Tani na mbetet të sqarojmë edhe “Dashurinë aktuale” dhe ta zgjidhim këtë “muhabet”..