Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se janë të vendosur për të bërë çdo gjë që është e nevojshme për të mbrojtur jetën dhe të drejtat e grave.
Duke folur për vrasjet e dy grave që ndodhën brenda pak ditësh në vendin tonë, ai tutje tha se dënimet e mangëta janë shkelje mbi të drejtat e viktimave, dhe se mungesa e llogaridhëniës dhe transparencës në detyrë nga sistemi i drejtësisë, nuk falen nga qytetarët.
“Ajo që ndodhi të premten dhe të martën, këto krime kundër grave tregojnë pasojat e ndëshkimeve të ulëta, e jo rrallë herë mosndëshkushmërisë, tregojnë dështimë në sistemin gjyqësor dhe prokurorial për vendosje të drejtësisë në shtetin tonë. Dënimet mangëta janë shjelje mbi të drejtat e viktimave, këto të mbuluara me mungesë të llogaridhënies dhe transparencës në detyrë nga sistemi i drejtësisë nuk falen nga qytetarët tanë”.
“Si zë i tyre e kemi përgjegjësi të ndërmarrim masa për të vendosur llogaridhënie aty ku është e domosdoshme për të kërkuar drejtësi me çdo kusht. Jemi të vendosur për të bërë çdo gjë që është e nevojshme për të mbrojtur jetën dhe të drejtat e grave në Kosovë. Asnjë përpjekje nuk është shumë e madhe në këtë betejë thelbësore për dinjitetin dhe barazinë”, u shpreh kryeministri në mbledhjen e qeverisë