Dy ish-banorë të edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Juliana Nura dhe Stresi po thumbojnë njëri-tjetrin lartë e poshtë në insternet.
Kjo pasi Stresi ditën e së enjtes thumboi Xhulin, Vedatin e Arianin se ata nuk mund ta fitonin çmimin e këtij edicioni.
Xhuli ka reaguar, e cila ka thënë se Stresi “pi bar nëpër skuta të Tiranës”, e se i kishte premtuar 30 mijë euro e kurrë nuk ia ka dhënë.
Menjëherë është kundërpërgjigjur edhe Stresi i cili e ka ftuar Xhulin të shkoj t’i marr ato para.
Ndër të tjera ai e ka akuzuar Xhulin me pretendimin se ajo është dënuar në Finlandë për akt të turpshëm para një kafshe.