Nga shtatori i këtij viti, problemi i qenve endacakë nuk do të jetë më.
Kjo se Komuna e Prishtinës planifikon të hapë Qendrën për Evakuim Emergjent në Hajvali, në shërbim të këtyre kafshëve, raporton “Ju Flet Prishtina”.
Kjo qendër, që është në ndërtim e sipër, nuk do të ketë vend për të gjithë qentë endacakë, pasi numri i tyre konsiderohet të jetë rreth 3 mijë.
E qytetarët që thonë se rreziku po bëhet çdoherë e më i madh, po e mirëpresin ndërtimin e kësaj qendre.
Ndërsa komuna po zotohet se do të punojë fortë për evitimin e këtyre halleve të prishtinasve.