Hakmarrja dyshohet se ishte motivi i rastit të rëndë që ndodhi sot në Pejë, ku një person u godit për vdekje qëllimisht nga një veturë. Viktima Ilir Osmani, nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve dhe vdiq.
I dyshuari i cili fillimisht ka ikur nga vendi i ngjarjes, tashmë është arrestuar.
Sinjali ka mësuar se i dyshuari që ra në prangat e Policisë është Sergio Jonuzi nga Elbasani.
Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
“Është arrestuar i dyshuari dhe me urdhër te prokurorit te shtetit është ndaluar 48 ore për veprën penale vrasje e rende me qëllime hakmarrje” – tha Nikçi.