Njohësi i çështjeve politike, Belgzim Kamberi, duke folur për raportin e Freedom House për Kosovën, ka thënë se aty ka mjaft kritika për Qeverinë.
Kamberi në “Debat Plus”, tha se përveç Prokurorisë, në raport kritikohet edhe Qeveria që nuk ka bërë mjaftueshëm për luftën kundër korrupsionit.
Tutje ai tha se në raport Qeveria paraqitet si pushtet ‘i stabilokracisë’ që e mirëmban gjendjen pa pasur transformime.
“Një kritikë po i bëhet prokurorisë për mungesë të rezultateve në luftë të krimit dhe korrupsionit, por aty ka kritikë për vetë institucionet qeveritare që nuk kanë bërë mjaftueshëm për luftën kundër korrupsionit. Ndonëse nuk jemi në ndonjë situatë të regjimeve autokratike si në rajon, ajo që po na thotë raporti është që kemi të bëjmë me një pushtet të stabilokracisë, që e mirëmban”, tha ai.