Yellen: Ekonomia amerikane e fortë, jo e mbinxehur

Yellen: Ekonomia amerikane e fortë, jo e mbinxehur

Megjithëse doli një tremujor më i dobët sesa që pritej, ekonomia e ShBA-së “po ndez në të gjithë cilindrat” dhe inflacioni është në një rrugë drejt një niveli më normal.

Kështu tha të enjten Sekretarja e Thesarit e ShBA-së, Janet Yellen në një intervistë me Reuters.

“Ekonomia po performon qartësisht shumë mirë,” tha Yellen.

“Sigurisht që nuk e shoh si të mbinxehur. Tregu i punës është tregu më i fortë i punës që kemi pasur në 50 vjet”, u shpreh ajo, transmeton KlanKosova.tv.

Departamenti i Tregtisë raportoi se ekonomia amerikane u rrit me një normë vjetore prej 1.6 përqind gjatë tremujorit të parë. Leximi i GDP-së (i cili do të rishikohet edhe dy herë në javët e ardhshme) është ritmi më i ngadaltë i rritjes që nga tkurrja e ekonomisë në tremujorin e dytë të 2022-ës

Yellen theksoi se të dhënat nuk janë “shqetësuese”, duke përmendur se masat e rritjes ishin të forta në raportin e së enjtes.

Related Articles