Kim Kardashian është pritur nga zëvendëspresidentja Kamala Harris, në Shtëpinë e Bardhë të enjten për të diskutuar për reformën e drejtësisë penale, pasi presidenti Joe Biden, fali disa persona të dënuar për vepra jo të dhunshme të drogës.
Takimi u bë një ditë pasi Biden fali 11 persona dhe ua zbuti dënimet pesë të tjerëve që ishin dënuar për vepra jo të dhunshme të drogës.
Harris falënderoi Kardashian, e cila vizitoi Shtëpinë e Bardhe disa herë gjatë administratës Trump për të nxitur reformën e drejtësisë penale.
“Unë jam këtu vetëm për të ndihmuar dhe për të përhapur fjalën”, tha Kardashian, përpara se t’iu thoshte përfituesve të faljes se ishte “shumë e emocionuar” që ishte aty për t’i dëgjuar historitë e tyre.
Kardashian tha se ndarja e historive personale i ndihmon njerëzit që nuk kanë qenë në sistemin e drejtësisë penale të kuptojnë sfidat e rikthimit në shoqëri pas burgosjes