Prokuroria në Gjilan ka bërë kërkesë ndaj drejtorit sportiv të klubit “Drita”, Valon Zymberi
Në kërkesën e Prokurorisë, kërkohet që Valon Zymberi t’i ndalohet ofrimi ndaj disa personave të caktuar dhe kërkohet që i njëjti të lajmërohet në stacion policor.
“Kërkese e Prokurorisë për të pandehurit është ndalimi i ofrimit te personave te caktuar dhe lajmërim ne Stacionin Policor ne Gjilan. Gjyqtari i procedurës paraprake ne lidhje me këtë çështje sot do te mbaje seancën dëgjimore ne ora 15:00 dhe pas mbajtjes se seancës do te nxjerr aktvendim”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë.
Valon Zymberi është një nga emrat më të përmendur ditëve të fundit në vend.
Atij iu publikuan disa video ku shihet teksa me disa persona të tjerë përfshihet në një incident ndaj udhëheqësit të grupit të tifozëve “Intelektualët”, Taulant Byqmeti.
Ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, derisa sot do të merret vendim i ri.