Një person është arrestuar sot në pikën kufitare në Bërnjak, i cili dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.
“Me aktvendim të Prokurorisë Speciale, i njëjti është ndaluar për 48 orë, dhe brenda afateve kohore ligjore ndaj të njëjtit kjo prokurori do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”, thuhet në njoftimin e Policisë.