Një grua 98-vjeçare ukrainase tha se ecën 10 kilometra nën granatimet, duke u mbështetur me shkopinj dhe duke fjetur në tokë, kësisoj duke lënë prapa Ocheretyne në Donetsk, tani të pushtuar nga Rusia. Me këtë rrugëtim ajo u përpoq të arrijë në zonat e kontrolluara nga Kievi.
Në një video të postuar nga policia e Ukrainës në mediat sociale të hënën, gruaja, e identifikuar si Lidia Stepanivna, tha se kishte ecur pa ushqim dhe ujë dhe kishte rënë disa herë, por “karakteri” i saj e mbajti atë.
“Unë i mbijetova asaj lufte (Luftës së Dytë Botërore) dhe po i mbijetoj kësaj lufte,” tha Stepanivna në video, e cila e shfaq atë të ulur në një shtrat në një strehë, e veshur me një pallto dhe një shall të lidhur në kokë. shkop druri në dorën e saj. “Unë kam mbetur pa asgjë. Por e lashë Ukrainën time në këmbë”.
Ajo tha se lufta që tani Rusia po bën kundër vendit të saj nuk është aspak si Lufta e Dytë Botërore, raporton Reuters.
“Shtëpitë po digjen dhe pemët po shkulen”, tha ajo.
Ministria e Brendshme e Ukrainës tha në një deklaratë në faqen e saj të internetit se gruaja u zbulua nga ushtria ukrainase në mbrëmje dhe ia dorëzoi policisë, e cila e çoi në një strehë për të evakuuarit.
Oficerët e zbatimit të ligjit janë në kërkim të të afërmve të gruas”, tha ministria.
Nuk dihej menjëherë se kur u zbulua gruaja.
Lufta, tashmë në vitin e tretë dhe pa fund në dukje, ka vrarë mijëra njerëz, ka kthyer qytetet dhe fshatrat e Ukrainës në rrënoja si dhe ka zhvendosur miliona njerëz.