Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri lidhur me çështjen e dinarit ka pasur kritika ditën e sotme për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Tahiri në një postim të bërë në Facebook ka thënë se Kurti me këtë temë po bën propagandë, me të cilën po dëmtohet Kosova.
Krejt bota e dinë se Kosova e përdor euron dhe që është shteti i parë në Ballkan që përdor euron pas luftërave- tash Kurti me propagandën për dinarin po e vënë në huti botën- çfarë autogoli…mosdija është mjerim i mendjes!