Finalja e Europa League në vitin 2028 do të luhet në Serbi.
Kështu ka deklaruar presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, i cili mori pjesë në fillimin e ndërtimit të Stadiumit Kombëtar të futbollit në Surçin.
Ai se hapëira e këtij stadiumi do të jetë 121 hektarësh dhe do të ketë kapacitet që të pranojë 52 mijë spektatorë.
“Tashmë në vitin 2028 këtu do të luhet finalja e Europa League! Ne do ta lëmë popullin të zgjedhë emrin”, tha Vuçiq.
Kreu i shtet serb theksoi se punimet për ndërtimin e këtij impianti sportiv do të përfundojnë në fund të vjeshtës 2026-të.
“Ka shumë stadiume të bukura. Stadiumi i Realit është i bukur. Mendoj se e jona është më e bukur se Wembley, do të jetë më e bukur se Allianz Arena. San Siro është gjithashtu i bukur kur është i rinovuar”, tha ai.
Vuçiq foli edhe për rëndësinë e përgjithshme të Stadiumit Kombëtar atje.
“Nuk bëhet fjalë vetëm për stadiumin, por edhe për jetën e njerëzve tanë, ku prindërit do të çojnë fëmijët dhe nipërit e mbesat, ku do të kalojnë kohën, do të argëtohen”.