Pasojat e ditës së parë të punës i vuajti për një kohë të gjatë. Si varrë hapës, apo ashtu sic njihet në terminologji, si varrmihës, e që thënë të drejtën është pozitë pune sa e vështirë, aq edhe e rrallë, Nexhmedin Dashi, e ushtron që një kohë shumë të gjatë.
Madje, siç thotë ai në rrëfimin e tij, “gjysën e jetës e kalova tu hap varre”.
Në ditën e puntorëve, për 1 maj, kur edhe po transmetohet rrëfimi i 50 vjeçarit nga qyteti i Ferizajt, ai zgjodhi që të kujtojë në njërën anë sfidat e punës, e në anën tjetër të mërzitet për faktin që të rinjtë po ikin nga vendi dhe nuk do të ketë kandidatë të tjerë të cilët do ta plotësojnë këtë vend pune kur ai mos të jetë në gjendje të punojë më.
Dashi, pret e përcjell familjarë, shoqëri e qytetarë të qytetit të Ferizajt, të cilën vinë në ceremoninë e varrimit për personin e vdekur dhe kësisoj, ai bartë dhimbjen e secilit, pa i patur as në farë e as në fis.
Duron lotët e secilit, bashkëndjen me cdo njeri aty dhe kjo padyshim se Dashin e rëndon si fizikisht ashtu edhe emocionalisht.
Siç thotë varrë hapësi “dhimbjen më të madhe e ndjej kur e lëshoj trupin e vdekur në varr”.
Gjatë rrëfimit të tij, Dashi duke e pasur një punë jashtëzakonisht të ndjeshme dhe një përgjegjësi ndaj të gjithë atyre familjarëve me të cilët punon vazhdimisht, e kishte me vështirësi që ta shpjegonte punën në detaje.
Madje, ai thekson faktin se jo çdo kush mund ta bëjë një punë të tillë.