Sela: Shqiptarët në Maqedoni nuk duan parti lagjesh por organizime politike që frymojnë nga Likova deri në Strugë

Sela: Shqiptarët në Maqedoni nuk duan parti lagjesh por organizime politike që frymojnë nga Likova deri në Strugë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në “Pressing” të T7, tha se shqiptarët në Maqedoni të Veriut nuk duan parti lagjesh.

Sipas tij, ata duan një organizimi politik që frymon nga Likova deri në Strugë.


“Shqiptarët në Maqedoni nuk duan parti lagjesh e mahallash, parti qytetesh, e Strugës, e Kërçovës, e Gostivarit, e Tetovës, duan organizime politike që frymojnë nga Likova deri në Strugë dhe atë që është plakë për ne, lokalizmi, kurrë s’ka qenë i mirë, janë në gjendje ta luftojnë dhe këtë e shprehën me votë. Ky ishte një mesazh i rëndësishëm që u transmetua me votë”, tha Sela.

Related Articles