Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, ku raportohet se një 57-vjeçar, dyshohet se teksa ka qenë në gjendje të dehur, ka rënë në gropën e ashensorit të një banese.
Si pasojë e lëndimeve, raportohet se viktima ka humbur jetën.
“Më datë 02.05.2024, rreth orës 12:50, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, shtetasi I. I., 57 vjeç, dyshohet se, duke qenë në gjendje të dehur, ka rënë në gropën e ashensorit të një pallati dhe si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”