Gjobat në komunikacionin rrugor gjatë muajit prill-2024.
Gjatë muajit prill 2024, policia rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 5 mijë e 136 gjoba për kundërvajtje, ndërsa ka hequr 67 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion, ku parashihet masa mbrojtëse “heqje e patentë shoferit”.
Disa nga kundërvajtjet e shkaktuara në komunikacionin rrugor:
– Tejkalim i shpejtësisë, 1736 gjoba
– Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, 387 gjoba
– Xhamat e errët , vendosja e foljes ose materialit tjetër, 222 gjoba
– Mospërdorimi i rripit të sigurisë, 195 gjoba
– Skadimi i afatit të regjistrimit të automjetit, 133 gjoba
– Drejtimi i mjetit pa patentë shofer, 119 gjoba
– Mjetet pjesëmarrëse në trafik pa sinjalizim të duhur ndriçues, 32 gjoba
– Kyçja e parregullt në rrugën kryesore, 28 gjoba
– Kundërvajtje ndaj motoçiklistëve, 16 gjoba
– Tejkalim në vijë të plotë, apo vend të ndaluar, 15 gjoba
– Drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit, 4 gjoba
– Mosrespektimi i këmbësorëve, 3 gjoba
– Të tjera, 2246 gjoba