Një shtetas i Shqipërisë në Prishtinë më 4 maj ka hyrë në një dhomë hoteli dhe ka vjedhur gjësende.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se rastin e kanë lajmëruar dy shtetas të huaj të cilëve u ishin vjedhur një orë dore (smart) dhe një palë dëgjuese.
I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti gjatë intervistimit e ka pranuar se e ka kryer veprën dhe gjërat e vjedhura i ka shitur.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.