Para disa ditësh një ngjarja tragjike ndodhi në fshatin Bodrishtë të Dropullit.
Në një banesë, u gjetën trupat e pajetë të një çifti të moshuar.
Dyshohet se Kosta dhe Kleoniqi Ilia, u vranë.
Policia ka arritur të arrestojë të dyshuarin Thoma Mastora, i cili është bashkëfshatar i viktimave.
Lidhur me rastin, detaje ka dhënë Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, Ardian Çipa.
Çipa tha se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta dhe mosmarrëveshje të mëparshme.
Ai deklaroi se i dyshuari, i cili rezulton me precedentë penalë për vjedhje, i ka goditur ata me sende të forta dhe prerëse. Gjithashtu u bë e ditur se në momentin që ka ndodhur ngjarja çifti kishte rreth 5 milionë lekësh të reja në banesë.
“Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, banesës nuk u konstatuan shenja të vjedhjes apo të krijohej bindja se autorët mund të kishin ushtruar kontroll për sende me vlerë. Nga veprimet hetimore, u konstatua se viktimat ishin goditur me sende të forta dhe prerëse që iu kanë shkaktuar vdekjen. U gjet dhe të fiksohej dhe sekuestrohej, përveç provave të tjera, dhe një vlerë rreth 5 milionë lekë të reja që çifti kishte në banesë. U shoqëruan 35 persona, u kryen intervista, verifikime, kontrolle dhe të gjithë veprimet e tjera që grupi hetimor pa të nevojshme. Nga hetimet, deklarimet e ndryshme u arrit të sqarohej motivi i kësaj ngjarje dhe të dokumentohej autori. Rezultoi se autori i këtij është Thoma Mastora, 69 vjeç, banues në këtë fshat. U bë ekzekutimi i urdhrit të prokurorit për ndalimin e këtij shtetasi. Ndalimi i këtij shtetasi u bë për veprën penale vrasje në rrethana të tjera cilësuese.“,