Një rast shumë i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku nëna me tre fëmijët e saj dyshohet se janë mbytur në lumin Buna.
Trupi i pajetë i 9 -vjeçares është gjetur nga policia e shtetit, ku konstatojnë se nuk ka shenja dhune në trupin e saj.
“Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, për gjetjen në ujërat e lumit Buna, të trupit të pajetë të 9-vjeçares, ju informojmë se nga këqyrja paraprake e trupit të të miturës, në prani të ekspertit mjeko-ligjor, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Policia e Shkodrës, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.