Rusia nisur të rekrutojë shtetas kubanë për të luftuar në ushtrinë e saj në Ukrainë. Ky është zbulimi më i fundit i mediave të huaja, që kanë ndjekur konfliktin mes dy vendeve që prej ditës së parë që ai nisi.
Në shtator dhe tetor 2023, të dhënat e pasaportave që iu përkisnin mbi 200 kubanëve që dyshohet se iu bashkuan ushtrisë ruse, u zbuluan në internet nga një platformë pro-ukrainase e quajtur InformNapalm. Ato u vodhën përmes hakerimit nga posta elektronike e një oficeri rekrutimi rus në Tula të Moskës.
Provat u përforcuan dhe më tej, kur emrat e disa prej shtetasve kubanë u shfaqën në radhët e ushtrisë ruse, teksa të tjerë kishin bërë postime në rrjetet sociale me uniformë shumë pranë zonës së konfliktit.
Që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, Rusia ka pësuar humbje të mëdha në fushën e betejës. Një hetim i mediave perëndimore konfirmoi emrat e më shumë se 50,000 trupave ruse të vrarë në Ukrainë, por numri real ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë. Sipas vlerësimeve të Ukrainës, numri i ushtarëve rusë të vrarë ose të plagosur në luftë është rreth 500,000.
Rekrutimi i të huajve për të zëvendësuar disa nga humbjet gjithashtu ndihmon Kremlinin të shmangë rreziqet që vijnë nga përpjekjet për të mobilizuar rusët me forcë. Kur Rusia shpalli një mobilizim të pjesshëm në vitin 2022, qindra mijëra burra u larguan nga vendi.
Sjellja e kubanëve në Rusi është relativisht e thjeshtë. Të dy vendet kanë qenë aleatë që nga Lufta e Ftohtë, kubanët nuk kanë nevojë për vizë për të udhëtuar në Rusi dhe fluturimet direkte për në Moskë e bëjnë udhëtimin më të lehtë.
Ndërkohë, kontratat fitimprurëse të ushtrisë të ofruara nga Rusia u bëjnë thirrje burrave kubanë të dëshpëruar për t’i shpëtuar krizës ekonomike të përkeqësuar në ishullin e sanksionuar nga SHBA. /A2CNN