Bayer Leverkuseni ka fituar me rezultat 5-1 ndaj Eintracht Frankfurtit në kuadër të xhiros së 32-të në Bundesligë, ku edhe Granit Xhaka shënoi një nga golat.
Mesfushori shqiptar shënoi në minutën e 12-të, duke i hapur rrugën drejt një tjetër fitoreje të madhe të ‘Aspirinave’.
Të dielën pasdite, Leverkuseni fitoi 5-1 ndaj Eintracht Frankfurtit. Ndeshja në Frankfurt i takoi xhiros së 32-të të Bundesligës gjermane.
Schlusspfiff in Frankfurt.
Auswärtssieg! ⚫️🔴
🔙 #SGEB04 1:5| #DeutscherMeisterSVB | #Bayer04 pic.twitter.com/vTMrzlUR5n— Bayer 04 Leverkusen (@bayer04fussball)May 5, 2024
Leverkuseni nuk di për humbje në këto 32 xhiro, por në total e kanë dërguar seri e mahnitshme në 48 ndeshje pa humbje.
Aspirinat tani janë dy ndeshje larg që ta përfundojë gjithë edicionin pa pësuar disfatë, gjë që asnjë skuadër gjermane nuk e ka arritur ta bëjë.
Me fitoren e së dielës, Frankfurti ka barazuar rekordin e Benficës, sa i takon futbollit evropian, për ndeshjet pa humbje, sa i takon pesë ligave të mëdha.
Bayer Leverkuseni tashmë e ka vendosur rekordin dhe vazhdon ta forcojë atë, ku potencialisht kanë edhe pesë ndeshje deri në fund të kampanjës së jashtëzakonshme.
Më 9 maj e luan ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Evropës ndaj Romës. Më pas i ka ndeshjet me Bochumnin dhe Augsburgun në Bundesligë, më 12 e 18 maj.
Më 25 maj luan në finale të Kupës së Gjermanisë me Kaiserslauternin. Nëse ndahet mirë me Romën në gjysmëfinalen e dytë, Bayer Leverkusen do të paraqitet edhe në finale të Ligës së Evropës, që në program është më 22 maj.