Mbahen homazhe në Gllogjan në 27-vjetorin e rënies së Luan Haradinajt

Mbahen homazhe në Gllogjan në 27-vjetorin e rënies së Luan Haradinajt

Në 27-vjetorin e rënies së heroit të kombit, Luan Haradinaj, janë mbajtur homazhe në kompleksin memorial në Gllogjan.

Aty morën pjesë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetari I Deçanit, Bashkim Ramosaj, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe të tjerë.

“Ka ndodhur një mrekulli e madhe që është aleanca me Amerikën. Kjo aleancë me Amerikën, na ndihmoi ta fitojmë këtë luftë, na ndihmoi të bëhemi të pavarur dhe të bëjmë ushtrinë”, u shpreh ndër të tjera Haradinaj.

Ai përmendi edhe ditëlindjen e nënës së tij, për të cilën tha se e festoi dje, pasi në ditën e saj të lindjes, ra Luan Haradinaj.

Related Articles