80 vjedhje, 560 mijë euro dëm: Arrestohen katër shqiptarë në Austri

80 vjedhje, 560 mijë euro dëm: Arrestohen katër shqiptarë në Austri

Sipas policisë, në shumicën e vjedhjeve të banesave, viktimat kanë qenë të pranishëm dhe në gjumë.

Ata konsiderohen përgjegjës për deri në 80 vjedhje. Hetuesit nga Zyra e Policisë Kriminale Shtetërore të Austrisë së Poshtme dhe Salzburgut tani kanë arritur të çmontojnë klanin kriminal që dyshohet se ka shkaktuar dëme me vlerë rreth 560,000 eurosh, në Austri.

Katër shtetas shqiptarë të moshave 28 deri në 37 vjeç dyshohen për veprimet e mësipërme, trasnmeton albinfo.ch. Disa prej tyre kanë pranuar veprën, sipas hetuesve.

Pesë bashkatdhetarë të tjerë të tyre duhet ende të hetohen. Klani familjar vepronte nga Napoli, Itali.

Sipas policisë, në shumicën e vjedhjeve të banesave, viktimat kanë qenë të pranishëm dhe në gjumë, shkruan kurier.at. Mirëpo, kjo rrethanë nuk i ka penguar të akuzuarit.

Një makinë me targa italiane të cilën, të dyshuarit, pas një arratisjeje të egër duke ikur nga policia e kishin lënë pranë një vreshti në Spitz an der Donau (rrethi i Kremsit) në mes të gushtit 2023, ka orientuar hetuesit në Itali.

Një automjet i vjedhur në Furth pranë Göttweig u gjet pranë adresës së regjistrimit të makinës, përcjell albinfo.ch. Çështja u paraqit në zyrën e prokurorit publik të Leoben.

Pasi janë vlerësuar provat e ADN-së, një 37-vjeçar u identifikua si autori kryesor i dyshuar dhe një 35-vjeçar si bashkëpunëtor i tij.

Prangat për dyshen dhe dy shqiptarët e tjerë janë vënë natën e 27 janarit në Zell am See. Kuarteti është transferuar në burgun Leoben.

Related Articles