Zbulohet një “shtëpi bari” në Tepelenë

Zbulohet një “shtëpi bari” në Tepelenë

Në fshatin Veliqot në Tepelenë është zbuluar një shtëpi e pabanuar, e cila ishte përshtatur për kultivim të bimëve narkotike kanabis në vazo.

Policia atje ka bërë të ditur se është duke e hetuar rastin, në lidhje me këtë që është cilësuar si “shtëpi bari”, shkruan Abcnews.al.

“Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të rasti, ndërkohë shërbimet e policisë vijojnë kontrollet në terren dhe në ambientet e mbyllura”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

Related Articles