Klinika e Neonatologjisë për herë të parë pajiset me autoambulancë neonatale

Klinika e Neonatologjisë për herë të parë pajiset me autoambulancë neonatale

Ministria e Shëndetësisë, përmes huamarrjes së Bankës Botërore ka siguruar Autoambulancën Neonatale, në vlerë prej 198 mijë eurove.

Në njoftim thuhet se kjo autoambulancë do të sigurojë transport të shpejtë, komod dhe të sigurt për foshnjat e porsalindura, duke u mundësuar qasje në kujdesin intensiv.

“Gjithashtu, kjo autoambulancë do të përdoret për transferime urgjente për të sapolindurit që kanë nevojë për trajtim më të specializuar në një spital tjetër, si dhe për transferime elektive ose për t’i kthyer foshnjat e shëruara nga spitali në shtëpitë e tyre”.

“Klinika e Neonatologjisë mbetet qendra e vetme referente e nivelit tretësor për kujdesin shëndetësor të foshnjave të porsalindura në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Related Articles