Gjatë së martës është mbajtur e ministrave në Këshill të Evropës, ku është diskutuar për agjendën e takimit të 17 majit, por, nuk është vendosur nëse votimi për anëtarësim (në KiE) për Kosovën do të jetë pjesë e takimit.
Këtë e ka komentuar analisti Ylli Hoxha, i cili ka thënë se për shtetet kryesore të Bashkimit Evropian “interes madhor” është Serbia dhe jo Kosova.
“Bashkimi Evropian, gjegjësisht shtetet kryesore anëtare po ia njohin Serbisë, që duke e sabotuar procesin negociator të na mbajë peng edhe neve. Kjo deshifrohet, duke e kuptuar se interesi madhor i këtyre shteteve në fakt është Serbia, ndërsa ne (Kosova) jemi interesi periferik. Derisa nuk i shërbejmë interesit madhor të përafrimit nga perëndimi ne jemi të pavlefshëm. Nuk e qajnë kokën por neve”, ka thënë Hoxha, në “Debat Plus”.
Kujtojmë se Gjermania dhe Franca vazhdojnë të insistojnë se dërgimi i draft-statutit të asociacionit për interpretim në Gjykatën Kushtetuese do të siguronte votat e nevojshme në Komitetin e Ministrave për anëtarësimin final në Këshillit të Evropës.